Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Banka Botërore nxjerr raportin: Parashikuam ‘tkurrje’ të madhe të ekonomisë në Shqipëri, por ishte më e ulët, shkak procesi i Rindërtimit (RAPORTI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banka Botërore në raportin e saj të fundit për Ballkanin Perëndimor, në rast specifik për Shqipërinë thotë se rritja ekonomike e vendit u tkurr me 3.3 përqind në vitin 2020, shifër kjo, sipas Bankës, më e ulët se sa parashikimi i mëparshëm, raporton newsbomb.al.

Gjetjet për ekonominë, u publikuan sot nga Banka Botërore, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri pas zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti, e ku me gjasë PS dhe kryeministri Edi Rama janë drejt mandatit të tretë qeverisës.

“Pandemia covid-19 rëndoi humbjet ekonomike të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Masat post-covid dhe procesi I rindërtimit pas tërmetit ndikoi në zvogëlimin e efektit të pandemisë. Procesi i rindërtimit pritet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021” thotë Banka Botërore në raportin e vet në gjetjet për Shqipërinë.

Megjithatë, tronditja ndaj themeleve të ekonomisë dhe rritjes ekonomike ishte dukshëm më e vogël nga sa u mendua fillimisht. Mbyllja e sektorëve kyç në tremujorin e dytë (T2) shkaktoi një rënie të madhe të ekonomisë me 10.6 përqind. Sektorët e parë që u goditën nga pandemia ishin udhëtimi dhe turizmi, dhe kufizimet zyrtare së bashku me ndryshimin e sjelljes pas COVID ndikuan si në ofertë ashtu edhe në  kërkesë. Duke pasur parasysh strukturën e ekonomisë, rënia e shitjeve, dhe fitimeve, pati një efekt disproporcional mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në verë, me heqjen e masave të distancimit social, aktiviteti ekonomik filloirimëkëmbjen dhe turistët vendas kompensuan pjesërisht rënien drastike të turistëve të huaj. Ndërsa në T3 rënia ekonomike ishte 2.8 përqind, procesi i rindërtimit pas tërmetit ndikoi në zvogëlimin e efekteve të pandemisë; në T4 rritja e ndërtimit çoi në një rritje ekonomike prej 3 përqind” thuhet në raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img