Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Banka Botërore “dhuratë” qeverisë para zgjedhjeve, raporti me superlativa për ekonominë shqiptare

Lajme të ngjashëm

Nga OLA XAMA

Në 16 shtator të vitit 2021 Banka Botërore njoftoi ndërprerjen e publikimit të raportit “Doing Business” pas një skandali që përfshiu zyrtarët më të lartë saj dhe drejtuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Raporti publikohej rregullisht njëherë në vit që prej vitit 2003 dhe shërbente si një indeks global për të renditur dhe matur klimën e biznesit në 213 shtete të botës.

Akuzat se ish-Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim bashkë me drejtuesen e FMN Kristalina Gjeorgjevna kishin ndryshuar metodologjinë e indeksit për të përmirësuar radhitjen e Kinës në 2018-n nga vendi 85 në atë të 78 detyroi Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore të niste hetimet dhe të merrte vendimin drastik dhe të pezulluar publikimin e raportit. Ky nuk është skandali i parë dhe i fundit ku përfshihen zyrtarë të lartë të Bankës Botërore.

Një histori deri diku të harruar ata e kanë edhe në Shqipëri me financimin e një linje kredie me vlerë 113 milion dollarë për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. Në kulmin e krizës energjitike në vitin 2002, kur vendi po vuante kufizime të orarit të furnizimit me drita, Banka Botërore kontrakton një grup kompanish për të analizuar krizën dhe opisionet e zgjidhjes së saj. Firmat propozojnë ndërtimin e një termocentrali me naftë afër portit të Vlorës. Tec-i nuk arriti të ndërtohej asnjëherë në afat dhe i gjithë objekti u dorëzua në vitin 2011, 8 vjet pas krizës.

Emergjenca e marrjes së kredisë jo vetëm që nuk zgjidhi situatën me energjinë në ato vite, pasi moti mbushi më shpejt basenin e Fierzës, por mori më shumë fonde se sa u projektua. E përfunduar jashtë afateve, vepra u kushtoi konsumatorëve shqiptarë 130 milion euro dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Kompania që kreu punimet, e dorëzoi Tec-in me sistem ftohje të prishur dhe me defekt në turbinën e naftës. Edhe sikur Korporata Elektroenergjitike të paguante paratë për rregullimin e tij, sërish vënia në punë nuk do t’i leverdiste pasi kosto e prodhimit të energjisë arrinte në 150 euro për megavat orë, gati 3 herë më shumë se çmimi mesatar i energjisë që blihej në bursë. Banka Botërore e ka klasifikuar projektin me rezultat “të pakënaqur”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Më shumë