Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Banesa përfshihet nga flakët, vdes nga asfiksia 66 vjeçari shqiptar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12770c908025a7b1f4f07ebdb5cb8ca8

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajit në Kosovë, ku një 66 vjeçar ka mbetur i vdekur në shtëpinë e tij si pasojë e një zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga  cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët  jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe  kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”,thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img