Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banesa në Gramsh përfshihet nga zjarri, gjyshi futet mes flakëve dhe shpëton mbesën

Shkruar nga Newsbomb
Banesa në Gramsh përfshihet nga zjarri, gjyshi futet mes flakëve

Dy banesa në fshatin Kukur të Gramshit pasditen e djeshme u përfshinë nga flakët. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16.00, ku si pasojë e flakëve u shkrumbuan të dyja banesat.

Flakët ranë në njërën nga banesat si pasojë e një shkëndije elektrike, dhe më pas kanë përfshirë edhe banesën ngjitur. E teksa banesa ishte përfshirë nga flakët, Zaim Meci pa u menduar dy herë u fut mes flakëve për të nxjerrë nga banesa mbesën 8-vjeçare.

“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatinë e shtëpisë dilnin shtëllunga tymi e flakë, shkova aty dhe pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjestarët e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr.

Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lekurë bagëtie u futa mes flakëve. Shkova tek dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vet se di sesi dola. Falenderoj Zotin që mbesa shpëtoi”, ka rrëfyer gjyshi për “Tv Klan”.

Gjyshi i prekur është shprehur se tashmë kanë mbetur vetëm me rrobat e trupit, teksa bëri thirrje për ndihmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese