Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Banderola e LSI, zbulohet kontrata e qirasë me Fatmir Kajollin në Fier, kush është personazhi që u dha hapësirën për posterin gjigand (FAKSIMILE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 15 prill 2021, Kejdi Mehmetaj dhe Fatmir Kajolli janë paraqitur bashkërisht përballë noteres për të firmosur një kontratë qiraje për vendosjen e banderolës së madhe të LSI në qendër të Fierit, për të cilën, mëngjesin e sotëm pati një incident që kërkoi deri ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta.

Por, kandidatja e LSI u tërhoq, edhe nga apeli I Ilir Metës menjëherë sapo u mor vesh se kujt I është marrë me qira ambienti.

albsig

Fatmir Kajolli, nuk është emër I panjohur për politikën dhe drejtësinë. Ish-mik I Fatmir Mediut, ish-anëtar I këshillit bashkiak në Fier, Kajolli ka pasur një denim nga gjykata e Milanos në Itali, në vitin 2001 me 22 vite burg për veprat penale të “shoqatës kriminale, trafikim prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”. Po ashtu ndaj tij, Gjykata e Romës në Itali në vitin 2000 vendosi dënimin me 16 vite burg për veprat e pjesmarrjes në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Në vitin 2015 prokuroria e krimeve të rënda në Shqipëri vendosi për sekuestrimin e pasurive të Kajollit në Shqipëri duke përfshirë këtu truall, tokë, kompani të ndryshme biznesi të krijuara prej tij.

Kajolli është dënuar edhe nga drejtësia shqiptare për aktivitetin kriminal për të cilin është dënuar në Itali.

Më poshtë, kontrata e firmosur mes Kejdi Mehmetaj dhe Fatmir Kajollit:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img