Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“Bandat bëjnë mirë që hanë kokat”, Edi Rama flet për Gledis Nanon dhe Ervis Martinajn, quan “legjenda urbane” zërat për ish-kryepolicin (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Të gjitha këto janë legjenda urbane, asnjë nuk është e vërtetë. Unë nuk kam informacion. Ai ka bërë detyrën, ka bërë aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në diskutim as përpjekja e as përkushtimi, por rezultati.”

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur legjenda urbane zërat se Gledis Nano kishte informacione të tjera për Ervis Martinajn, nga takimi me agjentin e Operacionales që e shoqëronte, apo se kishte çuar informacione në ambasadat e akredituara në Tiranë.

Në komentin e tij, Rama u kujdes të tregonte se nuk kishte asgjë me Gledis Nanon, por theksoi se ai bëri aq sa mundte dhe askush nuk i kishte vënë në dyshim përkushtimin. “Nuk i është vënë në diskutim as përpjekja e as përkushitimi, por rezultati”, tha kryeministri në “Opinion”.

Më tej, Edi Rama foli dhe për fatin e biznesmenit të shumëkërkuar të basteve.

“Këtë do ta shohim. Unë jam vazhdimisht i informuar dhe Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët. Por ajo duhet të ketë qartësi dhe këtë të bazuar në fakte. Duhet së shpejti, se nuk mund të vazhdojë kjo pafund”, u shpreh Edi Rama.

Pjesë nga intervista e Edi Ramës, me gazetarin Blendi Fevizu

Pse u largua Gledis Nano?

– Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. Ai ma konfirmuar mua dorëheqjen, sepse i është kërkuar dorëheqja sepse situata e muajve të fundit ishte kritike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshimin e lidershipit të policisë së Shtetit.

Ai ka patur një takim me Jeton Lamin, ka marrë informacione për Ervis Martinaj?

– Është i pavërtetë. Është legjendë urbane.

Po zërat për komunikime me ambasadat e tjera?

– Të gjitha këto janë legjenda urbane, asnjë nuk është e vërtetë. Unë nuk kam informacion. Ai ka bërë detyrën, ka bërë aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në diskutim as përpjekja e as përkushtimi, por rezultati.

Ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabis pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje.

Përplasjet e bandave rrugëve të vendit?

– Bandat nuk dominojnë asgjë tjetër në Shqipëri përveçse territorin e kriminalizuar mes tyre. Nuk ka kërcënim bandash për shqiptarët. Bandat bëjnë mirë që po hanë kokat e njëri tjetrit. Policia ka detyrë të ndërhyjë fuqishëm deri në neutralizimin e tyre.

Fati i Ervis Martinaj? Çfarë ka ndodhur me këtë personazh?

– Është e papranueshme që të ketë kaq spekulantë që të hedhin lloj lloj versionesh. Unë besoj dhe shpresoj se Policia shumë shpejt duhet të dalë me version përfundimtar. Ajo duhet të bazohet te një provë e caktuar.

A ka prova Policia?

– Këtë do ta shohim. Unë jam vazhdimisht i informuar dhe Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët. Por ajo duhet të ketë qartësi dhe këtë të bazuar në fakte. Duhet së shpejti, se nuk mund të vazhdojë kjo pafund.

Ka lidhje rikthimi i lojërave të fatit me zhdukjen e Martinajt?

– Kjo është haluçinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit. Nuk ka shance që sa të jem unë në këtë detyrë të rikthehen. Nuk do ketë hapje të qendrave të lojërave të fatit.

Janë bastet sportive online, këto e kanë dhe shumë vende të tjera. Nuk ka lidhje fare, se debati për këtë çështje është hapur nga KOKSH.

//NEWSBOMB.AL

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img