Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Banda kriminale i pret rrugën makinës së policisë, vriten me armë 13 efektivë në Meksikë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

51791dbe2a963d60ad0279cc0bae1863

Njerëz të armatosur vranë të paktën 13 policë meksikanë në një pritë në një distancë të shkurtër jashtë kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.

Kjo cilësohet si në një nga vrasjet më të këqija të forcave të sigurisë që ka tronditur vendin në vitet e fundit.

Fotografitë e skenës së tmerrshme qarkulluan në mediat sociale që tregonin një makinë policie të mbushur me plumba, së bashku me trupat e oficerëve të shpërndarë përgjatë rrugës ose ende brenda makinës.

Efektivët e policisë u sulmuan në mes të ditës nga anëtarët e dyshuar të bandës në zonën Llano Grande në komunën e Coatepec Harinas ndërsa po patrullonte zonën, tha Rodrigo Martinez-Celis, ministri i sigurisë për shtetin e Meksikës.

Zona është në jugperëndim të Mexico City dhe rreth 40 milje (64 km) në jug të qytetit të Toluca, kryeqyteti i shtetit të populluar të Meksikës, i cili rrethon pjesën më të madhe të kryeqytetit.

“Ky sulm është një fyerje për shtetin meksikan. Ne do të përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mbështetjen e ligjit”,- tha ministri në një fjalim për mediat.

Garda Kombëtare e Meksikës policia e militarizuar dhe forcat e armatosura po kërkojnë nga toka dhe ajri për autorët, shkruan Reuters.

Ishte e paqartë se sa kriminelë të dyshuar u vranë ose u plagosën në incident, ose nëse përfshinte ndonjë prej karteleve kryesore të drogës në vend. 

Më shumë

spot_img
spot_img