Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Banda e rrëmbyesve haitianë kërkon 17 milion dollarë për të liruar 17 pengjet amerikanë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup rrëmbyesish në Haiti që morën peng 17 misionarë po kërkojnë një shpërblim prej 17 milionë dollarësh, sipas raportimit në mediat e huaja.

Shuma është 1 milion dollarë për person.

Grupi misionar, që përfshinte pesë fëmijë, u rrëmbye nga banda “400 Mawozo” të Shtunën pasi vizitoi një jetimore në Ganthier, Croix-des-Bouquets, pranë kryeqytetit Port-au-Prince. Misionarët ishin të lidhur me Ministritë e Ndihmës së Krishterë në Ohajo, dhe anëtarët e grupit përfshinin 16 amerikanë dhe një kanadez.

Zyrtarët e FBI -së dhe Haitit janë në kontakt me rrëmbyesit dhe po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pengjet.

Të paktën 328 rrëmbime u raportuan në Policinë Kombëtare të Haitit në tetë muajt e parë të 2021, krahasuar me 234 në vitin 2020.

Qytetarët në Haiti dolën në rrugët e Port-au-Prince për të protestuar mbi krizat e shumta me të cilat përballet kombi i tyre, përfshirë një rritje të rrëmbimeve të dhunshme, një tërmet vdekjeprurës dhe vrasjen e presidentit të tyre gjatë verës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img