Hapësire reklamuese

Bota

Ban Ki Moon: “Kumanova” të hetohet

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është shprehur i shqetësuar për situatën në Maqedoni dhe ka kërkuar hetim transparent dhe objektiv të ngjarjeve të ndodhura në Kumanovë.

“Sekretari i përgjithshëm fuqimisht mbështet thirrjet e BE-së dhe të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politik që të bashkëpunojnë për të kthyer stabilitetin dhe plotësisht të hetojnë ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente”, thuhet në deklaratën e zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.