Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bamir Topi zbulon prapaskenat: Rama më vuri spiun në 2018, kam një përgjigje për Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Bamir Topi zbulon prapaskenat: Rama më vuri spiun në 2018, kam

Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë në “Log” nuk ka pranuar të komentojë ngjarjet që ndodhën në zyrat e FRD-së, por u shpreh se veprimet e Presidentit Iliri Meta ishin më shumë politikane sesa institucionale.

Bamir Topi komentoi edhe cilësimet nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, si “horr Bulevardi” dhe akuzat për grusht shteti.

“Po të kisha pasur një sjellje të ngjashme, do t’i thoja horri i shtegut të dhisë, ai që në atë kohë futej në krenari në postbollkun e kampit të udhëheqjes së lartë, te blloku. Atëherë të rinjtë lëviznin në bulevard në orët e mbrëmjes, jo për të vrarë kohë. Institucioni më i rëndësishëm në Tiranë në atë kohë ishte Bulevardi i Tiranës. Në atë institucion bëheshin takime, kanë lindur dashuri, janë lidhur  familje. Është bërë dhe politikë….Dy botë të ndryshme, janë botët që përplasen, jo individët. Prandaj nuk i thoja dot publikisht horri i shtegut të dhisë.”

Ndërsa, duke folur për marrëdhëniet me liderët aktualë politikë, Topi tha se në 2018 i kishte shprehur kryeministrit shqetësimin që kishte për një personazh që ishte pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, por sipas tij, ai rezultoi që i shërbente vetë Ramës.

“Rama me arrogancën e tij harron që…kur ka pas nevojë i ka rënë figurativisht me shqelmë derës për të hyrë. Dhe e ka pasur të hapur. Nuk reagon ndaj një shqetësimi që unë kisha për një personazh, që kishte qene pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, që survejonte presidentin në detyrë. Aty kuptova që ai njeri kishte shërbyer në dy drejtime. Formalisht Berishës, realisht Ramës. Ai njeri shërbente tek Edi Rama. Pas ngjarjes së 21 janarit. Një punonjës i rëndomtë merr porosi dhe i zbaton, për të survejuar presidentin në një kohë të vështirë psikologjike të familjes, por jo për mua.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll