Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Bamir Topi përfshihet në debatin e futbollit: Kultura provinciale t’i nënshtrohet kulturës së qytetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Problemet që ndodhën pak ditë më parë mes tifozëve bardheblu dhe futbollistëve të Tiranës nuk ka lënë shije të mirë tek ish-presidenti Bamir Topi, i cili është njëkohësisht një prej tifozëve të Tiranës. Ai ka bërë një analizë të situatës aktuale, duke shpjeguar se si duhet të sqarohet kjo situatë.

“Unë nuk jam në gjendje të them sot kush është tifoz i Tiranës. Dikur e thoja, por sot Tirana është një qytet i madh e heterogjen dhe është e drejta e gjithësecilit ta ndjekë Tiranën e të jetë tifoz i saj. Por jam i bindur për një gjë, qytetar i Tiranës së vjetër me siguri nuk është”, ka thënë ish-presidenti Bamir Topi.

Ish-presidenti ka shtuar më tej, se kjo sjellje sipas tij është prezente në çdo fushë, duke përfshirë dhe drejtuesit.

“Ai që ka një kulturë provinciale duhet t’i nënshtrohet kulturës së qytetit. Kjo vlen për politikën në Parlament, për stadiumet, për mënyrën e menaxhimit të klubeve, ku njerëz pa asnjë pasion për sportin vijnë me kulturën e dhunës dhe marrjes së aseteve”, shprehet Topi.

Bamir Topi ka folur dhe për çështjen e lejimit të Partizanit në “Selman Stërmasi”.

“Tiranës nuk i kthehet dinjiteti duke u marrë me kullën e barit, por duke marrë atë kështjellë morale që i takon sportit, për t’i kthyer Tiranës atë dinjitet që ka në historinë e vetë”, thotë Topi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img