Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bamir Topi komenton situatën në PD: Ata që duan të rrëzojnë Bashën kanë mungesë sinqeriteti, Basha në 8 vite ka treguar që nuk mund të marrë vendime vetë

Shkruar nga Newsbomb
Bamir Topi komenton situatën në PD: Ata që duan të

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur ditën e sotme për situatën në të cilën ndodhte Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ai kritikoi fushatën e bërë nga PD, pasi u shpreh se edhe pas 30 viteve vazhdon të jetë e njëjta gjë, me dy gishta lart dhe me 50 njerëz që krijojnë atmosferë sikur të jenë 5 mijë.

“Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit. Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë. Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë. Vijmë në fushatën e tretë të socialistëve, ku pakënaqësia e shoqërisë është e qartë, e dukshme dhe këtu vjen rezultati paradoksal. Fushatë e dobët e Edi Ramës dhe ai vjen prapë. Fitorja nuk bëhet me fjalë”, tha Topi.

Përsa i përket anëtarëve të PD që kërkojnë largimin e Bashës, Topi tha se ata kanë mungesë sinqeriteti, pasi vatra e këtyre shigjetave është Berisha, i cili e ka ndërtuar vetë këtë klimë.

“Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas humbjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën. Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 2017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrëshqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë”, u shpreh ish Presidenti.

Topi tha se Basha është një person që e di hallin e tij, por duhet të mos kishte dëgjuar shumë Berishën, ndërsa shtoi se kryedemokrati në 8 vite ka treguar që nuk mund t’i marrë vendimet vetë.

“Basha është një njeri që e kupton hallin e tij. Ai e shikon paaftësinë e tij në gjithë këto 8 vite për të marrë vendime. Duhet të kishte thënë që të respektoj, të marr shumë në konsideratë por vendimet i marr unë. Basha asnjë herë gjatë këtyre 8 viteve nuk ka treguar që është autonom në vendimmmarrjen e tij. Basha përballjen me Ramën nuk arriti ta përballojë”, tha topi.

Pyetje: A duhet të largohet Basha?

Topi: Nuk mund ta them këtë. Të gjithë ata që thonë menjëherë “largohu”, do të thotë që mezi e kanë pritur këtë moment.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll