Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Balta e Lulit dhe Monikës’, deputeti i kundërpërgjigjet Ballës: Le të bëjë statuse, reklamat nuk pijnë UJË

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas postimit të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ku ky i fundit i cilësoi akuzat e opozitës për raportet ndërkombëtare si cinike, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari.

Braimllari ka shkruar se Balla mund të bëjë pafund statuse në lidhje me këtë çështje, por gjithsesi reklamat e ERTV nuk pijë ujë ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se kryeministri është i përfshirë kokë e këmbë në krime të organizuara.

REAGIMI I PLOTË:

Le të bëjë Taulant Balla statuse dhe prononcime pa fund, por nuk do mund të mbulojë zullumin e Edi Ramës dhe kësaj qeverie kriminale.

Edi Rama është kokë e këmbë i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike.

Edi Rama është përgjegjësi për varfërinë që po kalon sot çdo shqiptar, është përgjegjës për emigrimin e të rinjve nga vendi.

Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve.

Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!

Më shumë

spot_img