Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Balona spiune kineze trazon SHBA, ekipi sigurisë kombëtare pranë Presidentit Biden

Shkruar nga Newsbomb
Balona spiune kineze trazon SHBA, ekipi sigurisë kombëtare pranë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është informuar vazhdimisht gjatë gjithë ditës së djeshme për balonën e dyshuar të spiunazhit kinez teksa fluturon mbi Amerikë, duke përfshirë takimet me zyrtarë të ekipit të sigurisë kombëtare, sipas një zyrtari të lartë të  administratës.

Opsionet ushtarake që Biden kërkoi në fillim janë ruajtur dhe përditësuar ndërsa situata ka evoluar, tha zyrtari, duke vënë në dukje se asnjë opsion nuk ishte hequr nga tavolina.

Presidenti dhe zyrtarët e ekipit të sigurisë kombëtare kanë diskutuar opsionet duke përfshirë rrëzimin e balonës, raportojnë mediat amerikane.

Më parë, ushtria kishte këshilluar që të mos rrëzohej balona për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave, por situata mund të ndryshojë ndërsa balona lëviz drejt Bregut Lindor. Opsione të shumta janë duke u shqyrtuar, por zyrtarët nuk pranojnë të detajojnë se çfarë mund të përfshijnë ato opsione.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll