Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
63 %
2.6kmh
90 %
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Balluku ULTIMATUM kontrollorëve të AlbControll: Nëse s’doni të punoni, do të nxirreni jashtë që tani! Jeni 5 masha të politikës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka bërë ultimatum kontrollorëve të AlbControll që nëse nuk duan të punojnë, të lirojnë zyrat ose përndryshe policia do të bëjë detyrën dhe do t’i nxjerrë me forcë.

Balluku ndërkohë u bëri thirrje atyre që nuk duan të bëhen pjesë e këtij “grushti shteti”, që të vazhdojnë punën dhe të ndihmojnë shqiptarët me sjelljen e vazhdueshme të vaksinave.

Belinda Balluku: Ata që kishin turnin sot rrinë nëpër zyra dhe bredhin nëpër koridore në mënyrë që të mos e quajnë braktisje vendin e punës. Që ju e keni braktisur vendin e punës dhe dëshmitar është e gjithë Shqipëria. Fakti që ju qendroni në zyrë nuk do të thotë që jeni në punë. Sa kohë që është bllokuar aeroporti i Rinasit dhe nuk është funksional ju e keni braktisur këtë detyrë. Dje pas një flete të një zotërie që ishte stresuar se nga 4000$ merr 2490$ dhe se ka aplikuar për borxh, e konsideron të pamjaftueshëm 2490$, erdhën 31 fleta të tjera të shkruara po njësoj. Ne kemi angazhime te partnerët tanë, dhe duke qenë se fatkeqësisht kontrollorët që kanë nënshkruar kontrata dhe kanë marrë përgjegjësi për të operuar hapësirën ajrore shqiptare, kanë vendosur të mos e vazhdojnë shërbimin, ndaj një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qendrojnë personat që nuk kryejnë funksione. Të gjithë këta persona do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I them atyre kontrollorëve që duan të qendrojnë në vendin e punës, e mirëpresim këtë angazhim, u jepni mundësinë shtetit shqiptar të sjellin vaksina. Jeni të lutur ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës, të thoni se jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni punën. Kush nuk do të operojë, por qendron në karrige, do të largohen. Keni kyçur derën e vetme që është kontakti i shqiptarëve me botën. E keni kthyer AlbControllin si dyqan lagje që e mbyll qepenin kur të dojë. As nuk vutë tabelë që “kthehem shpejt”. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga kontrollorët që sot nuk janë më kontrollorë.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit