Tirana
clear sky
17 ° C
17 °
17 °
72 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
27 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Balluku tregon cilët kontrollorë janë kthyer në punë: Grupi udhëheqës kishte qëllime jo të mira

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sërish për grevën e Albcontrol disa ditë më parë që shkaktoi kaosin me bllokimin e fluturimeve në Shqipëri.

E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’, Balluku tha se jo gjithë kontrollorët kanë pasur qëllimet e grupit udhëheqës, që sipas saj ka pasur qëllime joetike dhe jo të mira.

Ministrja theksoi se të gjithë kontrollorët janë kthyer në punë, përveç atyre që dolën para drejtësisë dhe disa të tjerëve që kanë pasur apo kanë vërtet problem shëndetësore.

Pyetje: Sa kontrollorë janë rikthyer në detyrë?

Balluku: Të gjithë kontrollorët janë rikthyer përveç atyre që tashmë iu duhet të përballen me ligjin, por edhe atyre që përgjatë kohës së grevës nuk ishin në punë për arsye shëndetësore, dikush me covid, dikush për sëmundje të tjera. Kjo ishte edhe arsyeja pse u zgjodh koha besoj. Pra ishin më pak kontrollorë të disponueshëm, më pak se zakonisht, kështu që edhe numri i atyre që bënë grevë, më pak se 48. Nuk është se janë gjithë kontrollorët e trafikut ajror, janë pothuajse gjysma sepse kontrollorët në total janë 78 licenca nëse unë nuk gabohem. Megjithatë unë realisht do desha t’u lija frymemarrje kontrollorëve dhe ata tashmë të vazhdojnë normalisht punën e tyre.  

Pyetje: Këta kontrollorë, janë kthyer me të njëjtat kushte pune? Me të njëjtat paga?

Balluku: Nuk kemi patur asnjë negociatë. Negociatën e fundit meqënëse kontrollorët edhe e kanë regjistruar dhe të them të drejtën kanë bërë shumë veprime joetike por që sërish po mundohem t’i kuptoj, nuk e di…Ata kanë qenë të udhëhequr nga një grup i cili i ka patur të gjitha qëllimet jo vetëm joetike, por i ka patur dhe jo të mira, kështu që negociata e fundit ka qenë ajo dhe ne nuk jemi ulur për të folur më me kontrollorët. Kemi pasur siç ju thashë komunikimin publik.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img