Hapësire reklamuese

Politikë

Balluku: Shqipëria do garantojë nevojat e tregut dhe do eksportojë energji

Shkruar nga Newsbomb
Balluku: Shqipëria do garantojë nevojat e tregut dhe do

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë punimeve të Kongresit të PS-së deklaroi sot Shqipëria nuk do të bëhet një vend superfuqi energjetike, por do të arrijë të garantojë të gjitha nevojat e tregut.

Balluku tha se vendi ynë do të bëhet eksportues i energjetikës pas vendosjes së paneleve diellore dhe parqet eolike.

Në fjalën e mbajtur në panelin me temë “Energjia, Mobiliteti, Mjedisi”, Balluku tha se “Shqipëria nuk do të bëhet një vend superfuqi energjetike siç thuhej dikur, por do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tregut për energji elektrike dhe madje vend eksportues i energjisë. Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme, kryesisht nga kaskada e Drinit. Globalizimi ka bërë që askush të mos jetë imun nga luftërat, pandemitë e të tjera. Kemi dëgjuar kohët e fundit për shkak të krizës vështirësitë e çmimit të lartë dhe mungesës në treg. Kemi dëgjuar ekspertë të opinionit publik të japin opinione që nuk kanë të bëjnë shumë me realitetin.

Ministrja shtoi se “vitet e fundit ka pasur një iniciativë private dhe publike për diversifikimin e burimeve energjetike. Kemi vendosur që të tjera burime alternative të energjisë të rinovueshme të fillojnë të kontribuojnë në sektorin energjetik shqiptar. Energjia quhet fushë me intensitet të lartë në investim dhe në kohë. Pra, një investim energjetik nuk mund të ndodhë as për një muaj, as për 2 dhe as për 1 vit. Kur ne nisim një projekt energjetik deri te momentin kur duhet të fillojë vepra nga prodhimi, qoftë HEC, panele diellore apo parqe eolike, duhen disa vite”, tha Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu