Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Balluku SHERR me Janek Kopac për energjinë: Nuk do na mësoni kë drejtor të shkarkojmë! Përmend edhe sekretaren: Ka qenë pika e kontaktit atje ku dërgonit draftin

spot_img

Lajme të ngjashëm

57d7cc56cdfde96832e08a0a13e7b146

Prezantimi i raportit vjetor nga sekretariati i energjisë në komisionin e veprimtarive është shoqëruar me debate të forta mes ministres së Energjisë Belinda Balluku dhe shefit të këtij institucioni Janek Kopac.

Në një moment teksa po diskutohej për draftin e raportit, Balluku është revoltuar dhe ka deklaruar se Kopac nuk e ka dërguar për shkak se mungonte Entela Çipa, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës.  

Ministrja është shprehur se Kopac nuk mund ta mësojë se cilën kontratë të nënshkruajë e cilin drejtor të shkarkojë.

Sipas Ballukut, ky nuk është një qendrim personal, por është në rolin e Sekretariatit europian dhe këtë duhet ta tregojë përpara kamerave dhe deputetëve.

Ndërkohë Kopac nga tjetër ka deklaruar se drafti i raportit është dërguar dhe ministria ka heshtur.

Balluku: Zoti Kopac, para se unë të vazhdoj me pyetjet për kapitujt, do kisha shumë dëshirë dhe besoj do kenë edhe deputetët, të kuptojnë që ky është një raport vjetor për vitin 2019 dhe nëse është i tillë këtë vit pse nuk e keni aplikuar dërgimin e draftit, pasi vitet e mëparshme keni dërguar të gjitha draftet dhe këtë e kam të vërtetuar pasi zotërinj në tryezë dhe zonjat, janë pjesë e ministrisë së Energjisë, prej shume ,  pra ata janë mësuar të marrin një draft, të cilin nuk e kanë marrë këtë vit, pavarësisht se zoti Simaku ia ka kërkuar njërit prej pjesëtarëve të Sekretariatit dhe i është thënë që dërgojeni me shkrim, do ta mendojmë dhe ndoshta do t’ua dërgojmë etj, përgjigjem e kemi të faktuar.

Ndoshta mungesa e zonjës Cipa, e cila ka qenë dhe pika e kontaktit atje ku dërgonit draftin, do ketë bërë që mos të na vinte ky draft, megjithatë zonja Cipa ndodhet në ministrinë e Kulturës, si Sekretare e Përgjithshme, nuk e di nëse ja keni dërguar ministrisë së Kulturës këtë vit.

Balluku: Kështu që ne e kemi shumë intensiv, Znj. Gjermeni komunikimin me Sekretariatin e Energjisë edhe në ditët e tërmetit. Ilir Bejtja ka qenë i ngarkuar në shtabin e Durrësit, ishim akoma duke nxjerr kufoma, por Z. Buschler donte të dinte ç’bënim me unbundling. Kështu që më besoni Zn. Gjermeni, ne nuk lemë ditë pa komunikuar me Sekretariatin. Unë nuk e di pse 45 ekspertët e Sekretariatit nuk marrin parasysh informacionet tona dhe faktin që Z. Kopac u përgjigj dhe tha: Jo, raporti ky eshte  bëni ç’të doni nuk ndryshon. Z. Kopac, ju e kuptuat që nuk na e keni dërguar draftin,  Nuk kemi të drejtë ne në Shqipëri të kemi të njëjtin trajtim me shtetet e tjera? Shtetet e tjera e kanë marrë draftin, edhe ne duhet të kishim draftin, të bënim komentet tona mbi të, kështu e nisa dhe fjalën time. Eshtë një e drejtë e të audituarit që të marrë draftin, të bëj komentet dhe më pas audituesi të shpall raportin final.

Kjo është e nje  drejtë dhe e bën çdo institucion,  Komisioni Europian, e bëjnë të gjithë, kushdo që prodhon raporte.  Ju nuk mund të jeni kaq refraktar. Po tregoni përpara kamerave dhe të gjithë deputetëve që ju nuk keni dëshirë të jeni bashkëpunues dhe kjo është e tmerrshme se të jetë qendrim personal ok, por ju këtu jeni në këmbë dhe si përfaqësues i Sekretariatit. Sekretariati nuk është refraktar. Sekretariati është për të bërë politikat energjetike europiane. Eshtë aty për të ndihmuar shtetet, jo për t’i treguar shteteve që kjo është pasqyra, nëse ju pëlqen pamja është ok, nese jo … Ne na pëlqen shumë pamja, por ne deshëm pamjen e vërtetë. Ju na keni futur tek ato pasqyrat e lodrave, ato që të shtrembërojnë dhe nuk tregojnë pamjen siç është aktualisht.

Kopac: Sigurisht unë do të isha shumë i lumtur që ta ndanim këtë raport paraprakisht me palën shqiptare por do të isha shumë i lumtur që të merrja ndonjëherë përgjigje nga ju sepse përfaqësuesi i ministrisë tuaj në takimin e përhershëm të nivelit të lartë është gjithmonë i heshtur.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img