Hapësire reklamuese

Politikë

Balluku prezanton objektivat për 2023: Rreth 20 mijë familje do të subvencionohen këtë vit për panelet diellore

Shkruar nga Newsbomb
Balluku prezanton objektivat për 2023: Rreth 20 mijë familje do

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sot për arritjet si dhe për objektivat për 2023.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se me punën e mirë të bërë me kaskadën e Drinit dhe duke optimizuar rezervën energjitike dhe depozitimin e energjisë, ja kanë dalë që të mbronim qytetarët.

Ndër të tjera ministrja u shpreh se kanë ndihmuar 2 mijë familje me panelet diellore, ndërsa planifikohet që ky numër familjesh të shkoi në 20 mijë në 2023.

“Kemi pasur tre vite thatësirë në krahasim me 10 vitet e fundit. Por ja kemi dalë të qëndrojmë me parashikimet. Edhe pse ka pasur çmime rekord, si 31 gushti që arriti në 1044 euro për megavator. Por me punën e mirë që u bë me kaskadën e Drinit dhe duke optimizuar rezervën energjitike dhe depozitimin e energjisë, ja kemi dalë që të mbronim qytetarët. 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë dhe 172 mijë biznese të vogla. U mor edhe një vendim për biznesin në tensionin e mesëm 7 mijë e 200 prej tyre.

Në tetor arritëm 20% të ulje të konsumit. Një nismë modeste. Kemi subvencionuar familjet që kanë vendosur panele diellore. 2 mijë familjet e parë. Gjatë 2023 planifikojmë që ky numër familjesh të shkoi në 20 mijë. Apo 8 milion euro subvencionim nga qeveria. Do të gjejmë artifica të tjera për të mbështetur familjet” shtoi Balluku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll