Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Balluku në Dialogun e ministrave të Europës Juglindore, për sigurinë energjitike të rajonit dhe përballimin e krizës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në Dialogun e Parë Ministror të Europës Juglindore “Energjia dhe Zhvillimi 2022”, mbajtur në Athinë. Balluku është shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë, Luela Hajdaraga.

Pjesëmarrës në këtë takim të kryesuar nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, kanë qenë ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të vendeve të Evropës Juglindore si Greqia, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kosova dhe Rumania.

Qëllimi i Konferencës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve për të arritur sigurinë energjetike të rajonit më të gjerë dhe gjetjen e mënyrave për përballimin e përbashkët të krizës energjetike. Në këtë kontekst, ministrja Belinda Balluku nënvizoi se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm, të cilat do të kenë impakt në të gjithë rajonin.

Skavica, porti i lundrueshëm me LNG dhe termocentrali në Vlorë, janë disa nga projektet për të cilat është avancuar ndjeshëm duke pasur në krah partnerë të rëndësishëm. Theks i veçantë u vu në perspektivat për sigurimin e mjaftueshmërisë së furnizimit dhe promovimin e energjisë së gjelbër.

Më shumë


spot_img








spot_img