Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Balluku me ministrin grek të energjisë: Projekte të përbashkëta për rritjen e sigurisë energjitike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, të dy ministrat kanë informuar mbi temat e diskutimit.

Ministrja Balluku tha se kishte diskutuar me homologun grek për linjën e re të interkonjeksionit midis dy vendeve, për të cilën të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit kanë nisur punën menjëherë pas takimit që u zhvillua në janar të këtij viti në Athinë dhe pritet që brenda vitit të ketë një studim të mirëfilltë. Synimi është që që brenda vitit 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative.

Në takim është diskutuar edhe mbi funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë, nisur edhe nga fakti se pjesë e delegacionit grek kanë qenë edhe përfaqësues të kompanisë greke, e cila ka fituar të drejtën për të ofruar shërbimin e kësaj Burse. Ministrja Balluku njoftoi se në datën 23 nëntor parashikohet të nisë operimet Bursa Shqiptare e Energjisë, duke përmbushur kështu një kusht tjetër të rëndësishëm për liberalizimin e tregut shqiptar, ashtu siç kërkohet edhe nga Bashkimi Europian.

Duke folur për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur një tjetër iniciativë të rëndësishme siç është aderimi i OST shqiptare në kompaninë e cila ofron sot shërbimet rajonale europiane. SEIEeNE CC është një nga gjashtë Koordinatorë Europiane Rajonalë të Sigurisë, që ka si qëllim koordinimin e OST-ve europiane në nivel rajonal, me qëllim bashkëpunimin nëe fushën e procesit të “green transition”. Aktualisht kjo kopmani përbëhet nga OST e Bullgarisë, Greqisë, Italisë dhe Rumanisë. “Unë i kam kërkuar kolegut Skrekas që të na mbështesë politikisht përsa i përket kësaj kërkese të Republikës së Shqipërisë, sepse siguria energjetike edhe e vendit tonë do të shtonte sigurinë energjetike të rajonit dhe kjo është diçka e rëndësishme për të cilën ne do të insistojmë në të ardhmen edhe përmes kërkesës tonë në Komisionin Europian”, u shpreh Balluku.

Sektori i gazit ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit dypalësh, nisur edhe nga fakti se të dy vendet, si Greqia me terminalin e Aleksandropulit, ashtu dhe Shqipëria me terminalin e Vlorës kanë vendosur që të investojnë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img