Hapësire reklamuese

Politikë

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Një vepër arti në 60 ditë, do të ketë dalje për emergjencat

Shkruar nga Newsbomb
Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Një vepër

Ministrja e Infrastrukturës dhe Ernergjitikës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në tunelin e Llogarasë. Sipas inxhinierëve deri më tani puna ka ecur deri në 70 metra nën tunele dhe po vijohet me ritme të larta.

Balluku tha se gjatë verës ku është edhe fluks trafiku për shkak të turistëve, do të ketë një “bypass” që të shmanget rruga pranë tunelit.

“Në fillim kemi hasur në një formacion që na trembi, me shtresa shtufe që e bëri pak të vështir, por sot kemi këtë pamje sot. Do bëhet bashkimi i Orikum Dukat me pjesën e lidhjes së tunelit. Gjatë sezonit të verës do kemi një “By Pass”. Formacioni na jep shpresa që mund të ecim shumë më mirë.” tha Balluku.

Në fjalën e saj ministrja u ndal edhe tek ura që do të jetë në dalje të tunelit të Llogarasë, ku sipas saj kjo do jetë ura e parë në Shqipëri e varur që do u bëjë të mundur përdoruesve të rrugës një pamje fantastike të rivierës së jugut. Ajo shtoi se ky tunel do të ketë 10 dalje për emergjencat.

“Do jetë një urë e varur e para në Shqipëri. Ka pasur dizajnin më të mirë. Se do jetë hyrje në bregdet, dhe sapo të dalin nga tuneli do hasin në atë urë të varur, e vetmja në Shqipëri. Është një vepër arti. Në 60 ditë gjithë kjo punë. Janë dy tunele se do ketë një tunel emergjence. Për shkak të kushteve . Dhe kur një tunel është më shumë se 900 metra të ketë dalje emergjente. Do kemi 10 dalja emergjente. 6 për mjete. Tuneli i Emergjencës është më i madh, dhe volumi i trafiku më shumë se një dekadë është i mjaftueshëm. Nëse do ketë më shumë fluks do hapet për kalim edhe tuneli i emergjencës. Por studimet e trafikut mjafton një tunel", u shpreh Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu