Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Balluku inspekton punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano – Durrës: I përgjigjet zhvillimit ekonomik dhe urban të zonës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës kanë avancuar në 50% të tyre dhe tashmë kjo vepër e rëndësishme ka marrë formë. Po punohet me ritme të larta për të bërë të mundur që ky lot, me gjatësi 3.3 kilometra, të jetë në funksion të përdoruesve të rrugës në fund të muajit shtator të këtij viti.

Ky aks rrugor është parashikuar të jetë në funksion të Portit të ri detar, Parkut Energjetik dhe Industrial të “Porto-Romanos” si dhe zonave të lira në zhvillim.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho inspektuan nga afër ecurinë e punimeve si dhe respektimin e afateve kontraktuale për dorëzimin e kësaj vepre.

“Efekti pozitiv që ka kjo rrugë, është që trafikun e rëndë nuk e kalon më në qytetin e Durrësit. Kjo rrugë lidhet si nga Durrësi me anë të Porto Romanos ose me anë të Spitallës me mbikalimin, si nga ana e autostradës Tiranë – Durrës në mbikalimin e Shkozetit”, bëri të ditur drejtori i ARRSH, Verdho.

Ministrja Balluku theksoi se investimi që po bëhet në infrastrukturë i përgjigjet zhvillimit të zonws, si nga ana industriale përmes projekteve që janë parashikuar, ashtu edhe nga ana urbane.

“E gjithë zona ka një plan zhvillimi, i cili është plan industrial. Në zonën e Spitallës ne kemi përfunduar procedurën, është firmosur edhe kontrata, përsa i përket ndërtimit të parkut të dytë fotovoltaik më të madh në vend, atë të Spitallës i fituar nga kompania franceze Voltalia me 100 megavat, ku shteti do të përfitojë 70 megavat nga e gjithë sasia. Ndërkohë janë 60 hektarë, të destinuara për të kryer funksionet e përpunimit të të gjitha mallrave, që do të vijnë nga porti i ri, i cili do të lidhet me anë të kësaj rruge por edhe me anë të një linje të dedikuar hekurudhore. Nga ana tjetër, pjesa e Eco Parkut tani duke mbyllur të gjithë landfillin që ka qenë jashtë kontrollit për vite të tëra edhe duke krijuar edhe mundësinë e përmirësimit të mjedisit këtu, do t’i japë mundësinë qytetit të Durrësit të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë”, u shpreh Balluku.

Rruga do të jetë e kategorisë A duke krijuar kështu mundësinë për të përballuar trafikun e automjeteve të cilat parashikohet të kalojnë në të, ndërsa është bërë e mundur edhe ndërhyrja në kanalet kulluese për të evituar përmbytjet në zonë.

“Ajo që për ne është shumë e rëndësishme, është që të ruhen afatet kontraktuale dhe në fund të shtatorit ne të kemi këtë vepër të dorëzuar, në funksion të automjeteve dhe të qytetarëve që kërkojnë ta aksesojnë”, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aksi rrugor Porto Romano-Durrës ka një gjatësi totale prej 8.16 kilometrash. Dy lotet e para të kësaj vepre kanë përfunduar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img