Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Balluku i përgjigjet akuzave të opozitës: Mohamed Alabar ka marrë pjesë në garë, nuk erdhi vetëm për Portin e Durrësit në Shqipëri! Çdo gjë ka qenë transparente

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur edhe njëherë akuzave të opozitës në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit Balluku ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se për ndërtimin e Portit të Durrësit nuk ka patur një garë.  Ministrja theksoi se gjithçka ka qenë transparente dhe ka funksionuar sipas ligjit për investimet strategjike.

Ajo tha se investitori Mohamed Alabar nuk erdhi në Shqipëri vetëm për Portin e Durrësit, por pa disa zona ku mund të investonte.

“Është detyra jonë ti sqarojmë njerëzit. Ka një garë të hapur sa i përket investimeve strategjike. Investitorët strategjikë janë të mirëpritur në këtë vend që kështu të njëjtën gjë ka bërë edhe investitori Mohamed Alabar. Ka ardhur në Shqipëri dhe ka pasur disa indicje për disa projekte, nuk ka qenë vetëm projekti i Portit të Durrësit për të thënë të drejtën ka parë disa zona ku mund të  investonte, dhe më pas duke dëgjuar qeverinë shqiptare e cila flsite për spostimin e Portit të Durrësit në një zonë të re industriale i ka lindur kjo ide dhe ka filluar procedurën e ivestitorin strategjik. Kjo nuk ju pëlqen juve se ju hedh poshtë një nga kuajt më të fortë të betejës se këtu nuk ka patur garë, epra kjo nuk është e vërtetë se ja u kemi bërë transparente, se si janë bërë hapat, si ka ardhur projekti, sa kohë ka ndenjtur dhe sa kohë është analizuar te Aida, sa muaj është dashur që të punohet, sa kërkesa ka patur investitori strategjik, 33 kërkesa dhe janë pranaur vetëm 5 dhe ju i dini mirë të gjitha këto se ja u kemi dorëzuar të gjitha letrat me transparencë të plotë”, tha Balluku.

Gjithashtu, ajo bëri me dije se sa i përket aksioneve të policisë për sekuestrimin e parave në aeroportin e Rinasit, tha se ka filluar puna për reforimin e thellë të Drejtorisë së Paranalimit të Pastrimit të Parave, një reformë e cila sipas ministres nuk do i pëlqejë aspak opozitës.

“Unë po përfitoj nga rasti se në këto momente ka nisur puna për një analizë të thellë për një reforim të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Një reformim i thellë i cili nuk ka nevojë për ndryshim të ligjeve pasi ligji ekziston, por do të ketë një reformim të thellë i cili juve nuk do i pelqejë”, shtoi ajo.

Më shumë




spot_img








spot_img