Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Balluku flet për Portin e Durrësit dhe Unazën e Tiranës: Projekti nuk është devijuar, nesër interpelancë për…

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se projekti për ndërtimin e Unazës së Re nuk është devijuar për të favorizuar ndonjë kompani ndërtuese.

Gjatë prezantimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për sigurinë ajrore, Balluku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve edhe për çështjen e Portit të ri të Durrësit.

Në disa media është publikuar një lajm se kompania e biznesmenit arab Mohamed Alabbar që do të ndërtojë portin ka shitur aksionet e saj te një kompani në parajsa fiskale, regjistrimi i së cilës është refuzuar nga QKB.

Balluku tha se ditën e nesërme do të ketë interpelancë në Kuvend për këtë çështje.

Pyetje: Kompania e Mohamed Alabbar, ka shitur aksionet në një kompani fantazëm, ka qenë QKB që e ka refuzuar ta regjistrojë. Keni dijeni për këtë transaksion?

Balluku: Kompania, siç ju e dini, statusin e investitorit strategjik e ka marrë nga AIDA, për qartësi nesër në seancën parlamentare ka një intepelancë. Për sa i përket fantazëm apo jo fantazëm, kjo është diçka që e thoni ju. Nesër do t’i merrni të gjitha përgjigjet gjatë seancës parlamentare.

Pyetje: Protesta e banorëve…

Balluku: Fjala devijim nuk e kuptoj nga del, e parashtroni në mënyrë të gabuar për t’i hedhur benzinë zjarrit. Nuk ka një devijim, ky është një projekt i vitit 1986. Të gjithë banorët e Paskuqanit nuk e kanë ndryshuar ndonjëherë gjurmën për të favorizuar apo mos-favorizuar dikë. Kjo qeveri është ajo që ka ndërtuar mijëra banesa për të pastrehët nga tërmeti. Nuk bëhet fjalë për 100 banesa, por 654 banesa. Nuk besoj që dikush ka një mendim të ndryshëm që projekte të tilla, në të mirë të publikut nuk duhet të ndërtohen. Askush nuk do të mbetet pa banesë.

Më shumë