Hapësire reklamuese

Politikë

Balluku: Efiçenca e energjisë çelës suksesi

Shkruar nga Newsbomb
Balluku: Efiçenca e energjisë çelës suksesi

Efiçenca e energjisë po kthehet gjithmonë e më shumë në një instrument të rëndësishëm për kursimin e energjisë elektrike, i cili po gjen zbatim jo vetëm në godinat private, biznes apo individuale, por edhe institucionet shtetërore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku e cilëson efiçencën e energjisë si një çelës suksesi për të gjithë. Pjesë e videos janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme në vend të cilët kanë përfituar nga subvencionimi për vendosjen e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit në banesën e tyre.

Ata shprehen se kanë aplikuar online për këtë shërbim menjëherë pas hapjes së thirrjes dhe pasi janë shpallur fitues kanë paguar vetëm 30% të shumës së të gjithë investimit. Vendosja e panelit ka ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin me 20% të vlerës së faturës së tyre mujore.

Ndërkohë, Balluku në mesazhin e saj sqaron se godina ku ndodhet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ndër ndërtesat e para në vend e përfshirë në programin e efiçencës, ku janë instaluar panele diellore të cilat shërbejnë për autoprodhimin e energjisë në këtë institucion, ndërsa programi është shtrirë edhe në godina të tjera publike duke theksuar se nuk mjafton vetëm të kursejmë energji, por na duhet edhe të prodhojmë atë në mënyrë të zgjuar.

“Efiçenca e energjisë, padyshim është një çelës suksesi për të gjithë ne. Ashtu siç bëmë së bashku gjatë krizës energjetike të vitit 2022, e cila erdhi si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, ashtu siç të gjithë së bashku kursyem energjinë, por nuk mjafton vetëm ta kursejmë këtë energji për efiçencën, por na duhet edhe të prodhojmë në mënyrë të zgjuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë në vitin 2022 vendosën të nisnim një program të ri për mbështetjen e të gjithë atyre abonentëve, qytetarëve, që dëshironin të kishin në tarracat e tyre panele diellore për ngrohjen e ujit. Mbi 4 mijë aplikime nga të cilat u kualifikuan 2 mijë. Duke nisur nga Nëntori 2022 deri në Korrik 2023 janë montuar 1987 njësi”, shprehet Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se “efiçenca e energjisë është shumë e rëndësishme. Efiçenca e energjisë mund të kthehet në çelës suksesi për Shqipërinë”.

Pas suksesit të thirrjes së parë, në ditët në vijim pritet të rihapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të të gjithë qytetarëve të cilët duan të instalojnë në banesat e tyre panele diellorë për ngrohjen e ujit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese