Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balluku e PS vs Këlliçi i PD: Kombinati që kemi fituar të dy! Si janë hapur kutitë dhe pretendimet e palëve, kryeson PS

Shkruar nga Newsbomb
Balluku e PS vs Këlliçi i PD: Kombinati që kemi fituar të

Belind Këlliçi nga zona e numërimit në Kombinat thotë se PD ka një rritje të ndjeshme në njësinë e Kombinatit. Por edhe pse është më poshtë në shifra, Këllici thotë se janë hapur kutitë preferenciale të PS.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres Belinda Balluku që është në të njëjtën zonë. “Nuk i hap PS kutitë e votimit. Ato vendosen nga KZAZ sipas numrit të votuesve. Dhe më vjen keq ti them zotit Këlliçi se bastionet e PD janë numëruar dhe ka humbur thellë. Kështu që të presim deri në fund”.

Këllëçi i PD tha se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve se po e ndjek nga afër.

“Unë kam bërë një fushatë korrekte dhe me denoncime, kushdo që ka tentuar të blejë vota e kam denoncuar publikisht. Duke qenë se nuk kam pishman nga fushata në mënyre të padiskutueshme do ta njoh rezultatin. Se në zonat ku jam unë e shoh vetë. Ne rastin e kombinatit qëndron sepse janë hapur deri tani bastionet e majta. Jam surprizuar nga votimi im në njësinë 10, unë atje nuk kam bërë fushatë por ndoshta ngaqë është zona ime”,- tha ai për Report TV.

“Siç dihet tashmë ne funksionojmë me patronazhistët tanë dhe dimë rezultatet. Ne dimë sa vete kemi kontaktuar dhe sa do të na mbështesin. Ka pasur rritje të rëndësishme krahasuar me 2017. Ka pasur dalje të qytetarëve të kombinatit për të votuar. Ky është edhe rezultati që kishim parashikuar.

Çdo herë që ne politikanët themi ndonjë gjë verifikojeni. KZAZ ka nisur nga kutia më e vogël për të shkuar te më e madhja. Dhe me thënë të drejtën kutitë preferenciale të zotit Këllëçi kanë kaluar dhe në zonat e tyre kemi fituar thellë”,- tha Balluku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll