Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balluku dhe Manastirliu, dy ministret MË TË MIRA, sipas Iris Luarasit

Shkruar nga Newsbomb
Balluku dhe Manastirliu, dy ministret MË TË MIRA, sipas Iris Luarasit

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, janë me performancën më të mirë në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sipas pedagoges Iris Luarasi.

Luarasi e argumentoi përzgjedhjen e saj me faktin se si Manastirliu dhe Balluku kanë arritur të menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer ministritë përkatëse, të cilat kanë kanë patur edhe barrën më të rëndë gjatë dy krizave, energjitike dhe asaj të pandemisë.

Pjesë nga deklarata e Luarasit në emisionin "Opinion":

Zonja Balluku mendoj se ka patur barë shumë të rëndë gjatë qeverisjes, se ka qenë një nga vendet të goditura më rëndë nga kriza. Por nuk mund të akuzosh një ministre për një krizë që është globale. Në të kundërtën, për mua ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. MInistria e saj është shumë e rëndësishme

Ndaj të njëjtën mendim për zonjën Manastirliu. Ka mbajtur një barrë shumë të rëndë në menaxhimin e një pandemie që ka qenë e panjohur për botën. Pa diskutim është menaxhuar mirë nga zonja Manastirliu.

Personi tjetër që do e vlerësoja është Çuçi. Padyshim që ka një imazh tjetër policia. Ka të bëjë edhe qytetaria në menaxhimin e Ministrisë. Do të vija edhe zonjën Spiropali te ministrat pozitivë. Unë nuk kam patur ndonjë marrëdhënie me të, por e kam parë nga jashtë në debate. Më është dukur një njeri që lufton dhe përballet me kauzat.

Nën pritshmëri, zonjën Bilali sot e kam parë për herë të parë. Nuk jam sipërmarrëse, nuk kam patur...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese