Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Ballkani vatër terrorizmi, imami i Bosnjes në shënjestër nga islamistët radikalë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Imami boshnjak Beganovic është sulmuar shtatë herë në tre muajt e fundit. Në sulmin e fundit, përballë xhamisë së tij, Beganovic u godit tre herë me thikë. Ai pësoi dëmtime të lehta.

Policia e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) është duke u përpjekur për të gjetur radikalët islamikë që sulmuan këtë muaj imamin Selvedin Beganovic, një predikues mysliman në Trnovo, në BiH veriore. Beganovic erdhi në vëmendjen e publikut tre muaj më parë, pasi ai haptas kundërshtoi largimin e shtetasve të BiH në Siri për të luftuar me shtetin Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL).

Në një letër të hapur, Beganovic i bëri thirrje Bilal Bosnic, që dyshohet të jetë udhëheqës shpirtëror i grupit të rekrutimit të shtetasve të BiH që luftojnë me militantët islamikë në Siri, të ndalojë praktikat e tij.

Beganovic është sulmuar shtatë herë në tre muajt e fundit. Në sulmin e fundit, përballë xhamisë së tij, Beganovic u godit tre herë me thikë. “Unë nuk jam duke akuzuar askënd, sepse akuza dhe krijimi i së keqes është për mua më e keqe se vrasja. Deri tani unë jam sulmuar disa herë. Unë nuk jam i frikësuar për veten time, por unë jam i frikësuar për familjen time,” tha Beganovic SETimes.

Sipas zyrtarëve të policisë, po vazhdon kërkimi intensiv për sulmuesit e Beganovicit. “Policia ndaloi dhe morri në pyetje më shumë se 30 njerëz në këtë rast,” tha Ale Siljdedic, komisioneri i forcave të policisë në Bihac, për SETimes.

“Megjithatë çfarë është premtuese, është se këtë herë Beganovic e pa sulmuesin dhe na dha përshkrimin e tij të hollësishëm, kështu që ne jemi duke kërkuar për këtë person. Një pistë e hetimit shkon tek anëtarët e lëvizjes vehabite, por ne nuk mund të konfirmojmë se sulmuesi është anëtar i asaj lëvizjeje.”

Bosnja, Kosova dhe Shqipëria janë arsyet kryesore të rekrutimit në Ballkan për islamistët radikalë. Më shumë se 350 luftëtarë janë aktualisht në Irak dhe Siri nga BiH, 150 nga Kosova, 140 nga Shqipëria dhe 20 nga Maqedonia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img