Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Ballkani i Hapur/ Rama: Mendojmë ndryshe, por nuk na pengon! Kurti: Vëllezërit nuk kanë nevojë për ndërmjetës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrat Rama dhe Kurti janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në Prishtinë, në mbyllje të mbledhjes së tetë mes qeverive të dy vendeve. 19 marrëveshje të rëndësishme u firmosën pak më parë.

Gazetarët i kanë pyetur të dy kryeministrat shqiptar për Ballkanin e Hapur, duke qenë se Kosova nuk bën pjesë, kurse Kosova po, shkruan neësbomb.al. I pari foli Albin Kurti, i cili tha se marrëdhëniet me Shqipërinë “janë të shkëlqyera dhe vëllazërore”.

albsig

spring

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit janë dy nisma që liderët i konceptojnë ndryshe, ama kjo nuk i pengon ata të kenë marrëdhënie shumë të mira, mes dy qeverive dhe jo vetëm.

Albin Kurti: Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje dhe kjo është për t’u përshëndetur. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore. Dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Prandaj mbledhja është mes Shqipërisë dhe Kosovës, që t’i forcojë shtetet tona.

Edi Rama: Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshe. Por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara. Pikëpamja ime është që çdo gjë që jetësojmë me Ballkanin e Hapur, duhet ta jetësojmë dhe me Kosovën. Tarifat doganorë për kompanitë reciprokisht të përfshira mes dy vendeve, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë dhe me Kosovën.

Jam shumë i lumtur për çdo investim tuajin që vjen në Shqipëri. Por ju keni nevojë për kampionët tanë. Unë takohem me bizneset e Kosovës në Kosovë apo Shqipëri, kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të përfshihet këtu asnjë lloj spekulimi.

Ne jemi shumë shumë pozitivë në raport me Kosovën dhe nuk ka asnjë diskutim që për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, ne jemi një, nuk jemi dy. Kur është puna për Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit, kjo është çështje konceputale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img