Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

“Ballkani i Hapur, kufij të mbyllur”, në Maqedoni ankohen për vonesat mbi 3 orë në Doganën e Tabanocit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhjetëra udhëtarë e turistë kanë pritur disa orë sot të kalojnë në pikën e kalimit kufitar në Tabanoc të Maqedonisë së Veriut. Ata janë shprehur për mediat atje, se kanë udhëtuar gjatë dhe kryesisht në shtet europiane, por nuk kanë pritur aq gjatë sa në Tabanoc.

Udhëtarët që kanë pasur më shumë fat kanë pritur rreth një orë këtu, por për disa prej tyre kjo pritje ka zgjatur madje deri në tre orë, shkruan Alsat. “Vijmë prej Hamburgu, për momentin kemi pritur tre orë këtu… Jo vetëm këtu është pritja më e gjatë, atje prit prit, atje normale është, por këtu me prit tre orë është e pabesueshme”, tha një udhëtare.

“Nga Italia vijmë dhe po presim një orë e gjysmë… Në dalje të Kroacisë pritëm ngjashëm… Duhet të hapen më shumë korsi, po piqen njerëzit”, u shpreh një tjetër. “Dy orë.. Po është një problem i madh”, është shprehur një turist.

Qytetarët të revoltuar kërkojnë nga autoritetet që të ndërmarrin masa, që pritjeve të tyre t’u gjendet një zgjidhje. Madje, ata kanë ironizuar dhe nismën e Ballkanit të Hapur, që në thelb ka qarkullimin e lirë në rajon dhe heqjen e pengesave burokratike në dogana.

“Përse po bëhet kjo kështu, a nuk është turp, ‘Ballkani i Hapur’, kufijtë e mbyllur”, theksoi një tjetër qytetar. “Ne për herë të parë kalojmë këtej, kemi pritur një orë”, vijoi një tjetër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka thënë për mediat se po punohet në qarkullimin më të lehtë dhe më të shpejtë të udhëtarëve dhe makinave, megjithatë thekson se këtë vit numri i hyrjeve dhe daljeve nga shteti është rritur për 45 për qind.

“Më duhet ta konstatoj se këtë vit, këto 7 muaj, krahasuar me vitin 2021, në nivel shtetërorë kemi rritje të hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve dhe makinave për 45 për qind. Ndërsa sa i përket pikës kufitare në Tabanovc kemi rritje të hyrje-daljeve për 30 për qind”, është shprehur Spasovski.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img