Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

“Ballkani i hapur as lojë serbe dhe as konspiracion ruso-kinez”, Rama: Me Kosovën të diskutojmë, jo të shpallim tradhtarë, ta nxjerrim vetë gomarin nga balta…(E PLOTË)

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend, ku po prezanton programin e qeversië për mandatin e tretë, por që nuk po lë pa prekur edhe tema të tjera.

Ai foli për “Open Ballkan”, ku nuk la pa përmendur Kosovës, e cila nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kësaj. Rama tha se “Open Ballkan” sjell të mir teksa ka thumbur Kosovën se duhet të respektojë vendimet që marrin autoritete shqiptare.

Kreu i Qeverisë tha se ata të gjithë duhet të merren e të kuptohen dhe mos të vinë përfaqësues nga jashtë “të nxjerrin gomarin tonë nga balta”.

“Nuk e kanë borxh qytetarët që Kosova e nxitur edhe nga Tirana për politika që s’kanë të bëjnë me luftën ti humbas paqen si një rule, ku bllofet për politikë të brendshme me atë të jashtme , të gjitha kreditit ndërkombëtare, por për Kosovën ne mund të flasim jo të vendosim. U takon atyre të marrin vendime dhe ne na takoj ti respektojmë. Për Shqipërinë vendosin autoritetet Shqipërisë dhe ata duhet ti respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë ti diskutojmë vëllazërisht, por jo ti shpallim si tradhtarë dhe konsipracionistë ruso-kinezë ata që mendojnë ndryshe.

Duke luajtur harushë me dhimbjet e njerëzve. Të përvëluar në mish dhe shpirt nga lufta por edhe me padijen e kësaj ane dhe asaj që pushkët i nxjerrin në Facebook për të sharë. “Ballkani  hapur” është pjellë e procesit të Berlinit për të ecur më shpejt me lirinë e lëvizjes së njerëzve pa pritur që të na mbledhë njëherë në vit për të bërë një mbledhje të radhës. Në procesin e Berlinit ishte edhe korridori blu. Ku është? “Ballkani i hapur” nuk merr përsipër asgjë, por mundëson që ta nxjerrin vetë gomarin nga balta.

“Open ballkan” është për fermerët që nuk duan që produkti i tyre të prishet, por të kalojë pa probleme dhe kontrolle. Ballkani hapur është i turistëve që nuk kanë kohë që të rrin të përgjiten në diell në radhë kilometrike, me lloj lloj gjuhe. Ballkani i hapur është i puntorëve i atyre që duan të punojnë që synojnë të shkojnë diku tjetër dhe s’duan të merren me viza., i nxënësve dhe pedagogëve që duan ekperienc dhe provojë të rejë,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë