Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ballist Morina flet për takimet me Brahon dhe Nokën, mesazh edhe për Ramën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ismail (Ballist) Morina gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News, ka folur edhe për takimin që ai ka zhvilluar në qeli me kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Brahon.

Morina është shprehur se Braho e ka përgëzuar atë për kualifikimin historik të Shqipërisë në Euro2016, pavarësisht se ai e priste atë vizitë nga ndonjë eksponent i FSHF-së.

Gjatë intervistës Ballist Morina ka folur gjithashtu për takimin me deputetin demokrat Flamur Noka, ndërsa ka komentuar qëndrimet e mbajtura pas arrestimit të tij nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Një pjesë e intervistës së Ballist Morinës me gazetarin Ylli Rakipi:

Kanë ardhur në burg njerëz të mazhorancës dhe opozitës. Spartak Braho p.sh. Çfarë bisedove me të?

Unë sinqersiht kam pasur një perceptim të lig për politikën, politikanët dhe papritmas vjen një njeri i politikës, shef i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe në një ditë, që në fatkeqësinë time po ndaja gëzimin e kombëtares që ishte kulaifikuar, në vend që të prisja nga ndonjë eksponent të kombëtares e pres nga një politikan që e ndan atë gëzim me mua, ma uron kualifikimin, ja uroj. Ishte një bisedë që sinqerisht do kisha thënë për ato 15 minuta Spartak Braho mund të them që ka zëvendësuar plakun tim.

Ti je nga Kukesi, dhe të ka ardhur për vizite një deputet tjetër nga Kukësi, Flamur Noka.  Çfarë bisedove me të?

Unë e kisha takuar Flamurin sëbashku me kryetarin e bashksië së Kukësit dhe kishin diskutuar që ditën e ndeshjes do më akordohej çmimi “Qytetar Nderi” në Kukës dhe natën e ndeshjes do bëhej transmetimi i ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do festojmë aty. Unë nuk do isha në Elbasan sepse pavarësisht se publikisht kisha deklaruar që isha dhe kjo më bën të ndihem keq se Federata e kishte informacionin fiks që nuk nuk do të shkoja, por unë si tifoz si idhull i tifozave nuk mund të thoja. Takimi me Nokën ka qenë inkurajues kemi diskutuar për këtë që ndodhi dhe kemi marrë në konsideratë që kurdo që të dalë të më akordohet çmimi.

Një i majtë dhe një i djathtë ju takojnë njëri pas tjetrit. A mendoni se ata kërkojnë të fitojme politikisht prej fameës tuaj?

Ky është menalitet ballkanik, nuk është vetëm i shqiptarëve do t’ju kisha lutur zotit që të gjithë ata që i kanë mundësitë, rasti im që mos të përdoret për përfitime politike siç e kam deklaruar edhe në gjykatë nuk kërkoj mëshirë por mirëkuptim, unë dhe asnjë shqiptar në rruzullin toksor, unë dhe familja ime nëse do të isha armatosur ilegalisht ishte ekskluzivisht për këtë mrborje dhe fatkeqësia ime të mos përdoret për përpfitime politike nëse kushdo qoftë pala qeverisëse, qoftë pala në opozitë që kanë eksponentë që më kanë mbështetur, të dy palët ta shohin si diçka mirëkuptuese mos të ketë intriga, të shihet me syrin e së drejtës.

Ditën që fituam me Armeninë  dhe u kuptua që ne do shkonim në Francë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi lirimin tuaj. A keni ndonjë mesazh apo falenderim për zotin Basha?

E falenderoj edhe jam në dijeni se e mban foton time në Facebook dhe e përshëndes. Ka pasur edhe ekponent të tjerë edhe Berisha vet që ka kërkuar lirimin tim, ka pasur eksponent siç ishte rasti i Brahos.

Besoj se të gjithë e duan atë po ka që nuk e thonë, psh zoti Rama nuk është se ka prononcim, si mendoni ju mund të kishte?

Rama u frikësua kot. Duhet ta shihte më me sportivitet atë video mos ta merrte me seriozitet, video në petkun e tifozit, edhe po të doja të bëja diçka nuk i kisha kapacitetet.

Nëse ju propozojnë për deputet a do ta konsideroni të mundshme futjen në politike?

Sinqerisht sa i përket hapësirave ligjore nuk lejohet, unë nuk kam arsimin përkatës për të qenë deputet, unë kam një shkollë 8 vjeçare, e kam mbaruar në 1997 dhe as diplomën nuk  e kam. Vepra në Beograd, autori edhe mund të fundoset vepra do të rrij aty, përzierja ime në politikë edhe atë veprën që të rri aty do ta fundosë, preferoj të mbaj veprën dhe familjen time.

Në ndeshje me Serbinë ka një peng, në stadium mungove ti dhe kryeministri Vuçiç që kryeministri ynë e kërkoi me të gjitha mënyrat?

Më vjen keq, Rama që i jep kaq vëmendje homologut të tij, ai e tregoi se kush është me 4 llafet e mia dhe me një palë syzë e manifesoti frikën reale që kishte. Rama duhet ta ketë parasysh mos ta marrë kaq seriozisht kryeministrin Vuçiç. Më mirë të më kishte marrë mua seriozisht, por me kalimin e kohës do të reflektojë. Mendoj që duhet ta bëj Ramën të reflektojë, miqësia pajtimi i një populli nuk kërkohet nëse njëra palë nuk është e vullnetshme, nëse dëshira për bashkëveprim rajonal është në të dy anët, atëherë edhe Ballisti edhe ekstremisti më i devotshëm do të refektojë, mbase do të thotë Rama ka të drejtë Rama ka të drejtë, nëse njëra palë luan me standard të dyfishtë, do të ishte më mirë të ishte sjellë me mua luajal sesa me kryeminsitrin Vuçic.

Ke diçka për t’i thënë njerëzve?

Martin Luther King ka thënë “I Have a Dream”, thjesht do marr referim me një ndryshim “I have i Right” mos vdeksha pa i parë shqiptarët e bashkuar.

Lexo edhe:

Ballist Morina rrëfen takimin me Tahirin: Ministrit i kërkova ndërrimin e identitetit, nuk më ndihmoi

Fevziu i drejtohet Ramës: Serbia ju uli brekët. Kryeministri:Çfarë i ke këto shprehje

Artikulli paraprakFevziu dhe Kryeministri!
Artikulli tjetërTema

Më shumë

spot_img
spot_img