Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Balli Kombëtar ‘tradhëton’ kolegët e opozitës, deklaron votën pro Reformës Zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0994fd5a5c853c668d8fbe11e7241290

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Artur Roshi, ka deklaruar votën pro marrëveshjes së 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Roshi tha se është kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore, por pro listave të happura. Roshi theksoi se do ta votojnë marrëveshjen PD-PS, edhe pse kjo e fundit është e ngurtë dhe shërben si burim konflikti.

Kreu i BK deklaroi se miratimi i kësaj reforme është me rëndësi të veçantë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Votën pro e deklaruan dhe deputetët Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri.

“Marrëveshja PD-PS është e ngurtë, burim konflikti. Unë jam kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore, por për hapjen e listave kam qenë dakord që më parë. Balli Kombëtar është një parti që është krijuar që në 1990 dhe që gjithmonë ka pasur si qëllim interesat e vendit. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje. Jo se morëm atë që deshëm, për të thënë që nuk është ajo që unë kam predikuar, por është ajo që i duhet vendit. Rruga drejt BE-së është thelbësore. Ne do e votojmë marrëveshjen pasi është pika e parë në listën e kushteve të BE-së, për integrimin e Shqipërisë”.

Maxhoranca disponon 77 vota në Kuvend, me 3 votat e deklaruara ditën e sotme shkon në 80, duke qenë vetëm 4 vota larg miratimit të draftit për Reformën Zgjedhore më 23 korrik në Parlament.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img