Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Balla zotohet: Ilir Metën do ta shkarkojmë brenda këtij mandati, kemi kohë të mjaftueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është zotuar se presidentin Ilir Meta do ta shkarkojnë brenda këtij mandati.

Ai ka thënë se nuk do të presin parlamentin e ri për ta shkarkuar, por sipas tij procesi ka avancuar dhe tashmë pritet që të merren hapa konkretë.

Më tej, Balla u shpreh se një nga arsyet kryesore të marrjes së këtij vendimi ka qenë edhe Opinioni i Venecias, që sipas tij për Partinë Socialiste është i detyrueshëm.

“Kuvendi i Shqipërisë është institucioni më i besueshëm në vend dhe që do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën e vendit.

Nuk dua të hyj në paragjykime, por në rastin e kërkesës së parë ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias.

Ne jemi këtu ku jemi me shumë procese të rëndësishme. Që nga 1998 që kemi në dorë Kushtetutën, Opinioni i Venecias ka një vlerë të pakundërshtueshme dhe për PS-në kanë qenë të detyrueshme.

Ka kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e presidentit. Në dokumentin që kemi paraqitur ka prova të nevojshme për shkarkimin e tij.

Nuk janë katër muaj sot janë më shumë. Kuvendi e ka hapësirën e nevojshme për ta institucionalizuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar dhe ka dhe kohën e nevojshme dhe të mjaftueshme për ta përfunduar brenda këtij mandatit të këtij parlamenti, pra të legjislaturës 9. Legjislatuara e 10 fillon me 9 shtator, pra kohë mjaftueshëm për ta shqyrtuar këtë kërkesë të deputetëve nismëtar.

Kam besim se në opozitën e re, në legjistraturën e re të 10 të Kuvendit të Shqipërisë unë besoj se do të kemi mundësinë e një fryme bashkëpunimi për të çuar përpara reformat e rëndësishme për vendin”,- tha Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img