Hapësire reklamuese

Politikë

Balla u jep këshilla të rinjve në PS: Mbani marrëdhënie të mira me zgjedhësit

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ka dhënë një këshillë të rinjve dhe të rejave që janë përfshirë në platformën "deputeti që duam".

Gjatë fjalës së tij, ai tha se të parët janë qytetarët që japin besim, ndërsa shtoi se ata duhet të mbajnë marrëdhënien e mirë me zgjedhësit.

“Prej 2005-ës kam pasur nderin që të jem përfaqësues i një zone të caktuar të Shqipërisë, për të cilën ruaj mirënjohjeje. Këshilla që do t’ju jepja të rinjve dhe të rejave është që marrëdhënien me të mirë mbajeni me zgjedhësit. Janë ta që ju kanë mbështetur, ju vëzhgojnë. Herën e parë qytetarët të japin besim. Herën e dytë apo të tretë është radha juaj që t’ju jepni besim. Një ditë u përzgjodha unë të isha pjesë të kësaj partie, dhe sot iniciuam këtë proces”,- tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu