Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Balla tregon DOSJEN që ka çuar PERSONALISHT në SPAK kundër Berishës: S’ka dyshim që ka vepra penale aty!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Gurpit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka dorëzuar personalisht dy dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa vite më pas SPAK nuk ka kryer asnjë lëvizje.

Balla tha se është dosja e privatizimit të Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Berishës.

Një tjetër dosje është ajo e aferës së CEZ-it tha Balla në emisionin “Opinion”, duke u shprehur se Prokuroria Speciale nuk ka nisur asnjë procedim dhe pse sipas tij, faktet dhe provat janë aty.

“Jam firmëtar i të gjitha kallëzimeve që janë bërë ndaj Sali Berishës. Po ju marr kallëzimin që kam çuar unë si kryetar i grupit. Dosja është bërë nga një grup ekspertësh, për privatizimin e kompleksit Partizani. 3.3 hektarë një pronë shumë e madhe e privatizuar për 100 mijë dollarë, një vlerë qesharake. Edhe kthimi ndaj pronarëve bëhet me shitje. Si ka mundësi që për një dosje që në vlerësimin tonë, nëse prokurori e heton nuk ka dyshim që ka vepra penale të ushtrimit të paligjshëm. Dhe kryeministri Edi Rama me të drejtë thotë që në 19 maj 2021 DASH e ka shpallur Berishën non grata për ndikim, përdorim të aseteve publike…”, u shpreh Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img