Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Balla thirrje opozitës: Keni mundësi që të mos humbisni raundin e dytë për emrin e Presidentit, në të 4-in propozon maxhoranca

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur nga Kryesia e Kuvendit për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ai i bëri thirrje opozitës që të mos humbasë dhe të shkojë dëm raundin e dytë të propozimit të kandidatit për President.

Sipas Ballës, PS do t’i përmbahet marrëveshjes, nuk do të propozojë emra në raundin e dytë dhe të tretë, por nëse opozita nuk sjell emra konkretë në këto dy raunde, në raundin e katërt maxhoranca do të sjellë propozimet e veta.

Pas anulimit të mbledhjes së sotme, Enkelejd Alibeaj tha se PS ndryshoi qëndrim, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama e pa që nuk mund të kapte asnjë nga emrat e propozuar nga PD, pasi të gjithë janë njerëz me integritet. 

Balla: Kemi bërë një diskutim të hapur në sytë e publikut. Presidenti do të zgjidhet në raundin e 4 ose të 5-të me propozimet që do të vijnë nga grupet parlamentare. Që procedura të ruajë integritetin, duhet që kandidati i propozuar të mbështetet me firma nga opozita. Deri të dielën t’i depozitojnë dy kandidatura. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të vlerësojmë mundësinë e votimit.

Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshje, kriteret janë të përcaktuara.Kandidati që në raundin e 2 ose të 3 duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës. Pas raundit të tretë ne kemi të drejtën për të propozuar.  Në do i qëndrojmë marrëveshjes, nuk do të propozojmë emra në raundin e dytë dhe të tretë.

Opozita i ka mundësitë për të sjellë 4 emra. Ne po e bëjmë këtë për të mos u dhënë shqiptarëve një kandidat nga socialistët. Shpreh keqardhje për tërheqjen e grupit parlamentar të PD. Ne kemi mundësinë të propozojmë 3 kandidatura, por nuk do të propozojmë, do të presim dhe në raund të katërt do të propozojmë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img