Minsitri i Brendshëm, Taualant Balla ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektin Raffaele Grassi.
Balla publikon foto nga takimi dhe shkruan se do intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike
“Do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektin Raffaele Grassi”, shkruan Balla në postimin e tij në rrjetet sociale.