Hapësire reklamuese

Politikë

Balla takim me banorët e Babjes në Librazhd, bën thirrje për vaksinimin: Prej 1 qershorit të hapim të gjithë kufijtë e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Balla takim me banorët e Babjes në Librazhd, bën thirrje për

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Babje në Librazhd.

Balla teksa ka mbatur fjalën e tij u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që të vaksinohen, pasi në këtë mënyrë Shqipëria do të bëjë të mundur që të hapë të gjithë kufijtë.

‘Miq ne duhet të kuptojmë që nuk na ra pandemia kur ishim në 2013, se me ata spitale ne nuk do ja dilnim ballë. Unë jam shumë krenar që një pjesë e madhe e 60 vjecarëve e kanë bërë vaksinën. Dua tju nxis të gjithëve që të shkoni në qendrat shëndetësore kush e ka mbushur moshën 60 të shkojë të bëj vaksinën. Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, theksoi Balla.

Ndër të tjera ia ka folur edhe për investimet e bëra gjatë kësaj qeverisje në Librazhd.

“Ku ishim në 2013? Kishim një shkollë pa çati në Babje dhe e rindërtuam. Filluam punën për transformimin e këtij fshati. Qëllimi im është që të bëjmë një lidhje sa më të shkurtër edhe me fshatin Polis. Zhvillimi i infrastrukturës po na jep sot mundësinë që ne të shkojmë drejt një drejtimi që nuk e kemi pas. Mikpritjen siç e ka Librazhdi nuk e ka asnjë vend tjetër në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë investimet dhe në problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Balla ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll