Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Balla sulmon Berishën nga Elbasani: Dje u vinte tritolin shtyllavve, sot u mundua të pengonte ardhjen e vaksinave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim banorët e Katundit të Ri në Elbasan, ku akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për bllokimin e aeroportit të Rinasit.

Balla tha se Berisha dhe presidenti Ilir Meta bllokuan fluturimet që në Shqipëri të mos vinte avioni me 100 mijë vaksina, ndërsa shtoi se qeveria do të kthejë vëmendjen nga kjo zonë për të filluar punimet për shndërrimin e kësaj zone nga Katund i Ri në Qytet të Ri.

“Këto janë zgjedhje që njerëzit duhet të bashkohen, jo të ndahemi sepse nëse ndahemi nuk kemi siguruar asgjë. Dy vitet e fundit jemi përballur me dy sprova që duhen 100 vjet që t’i kalojë një komb. Ne kishim dhe tërmetin përveç pandemisë. Do ju lutesha, kush nuk e ka bërë vaksinën, mos bini pre e mashtrimeve të Sali Berishës. Facebooku i Saliut është burimi i lajmeve të rreme më të mëdha në botë. Ajo që ndodhi në Rinas është shprehja më kuptimplotë e çfarë ata janë në gjendje të bëjnë.

Teksa në ajër ishte avioni me 100 mijë vaksina të tjera, njerzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës vendosën të bllokonin fluturimet e Shqipërisë, që avioni me 100 mijë vaksina të mos vinte dje.

Kjo është një e vërtetë që ne e kemi parë. Kur Saliu ishte në opozitë i vinte tritolin shtyllave të tensionit të lartë, dje dhe sot u mundua të pengonte ardhjen e vaksinave dhe fluturimet e Shqipërisë”,  u shpreh Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img