Hapësire reklamuese

Politikë

Balla shkon në foltore, kërkesë për ministrin Peleshi: Duhet të...

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i kërkoi ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi se duhet të bëhet një audit i plotë i tokave bujqësore që jepen me qira.

“Unë dua t’i nënvizoj kërkesën tonë ministrit të Bujqësisë por edhe ministrive të tjera që lidhur me tokat e dhëna me qira duhet të bëjmë një audit të plotë. Dhe të gjitha ato që nuk janë përdorurur, nuk kanë dhënë prodhim ne duhet t’ja dorëzojmë qeverisë që të përdoren për të rritur ekonominë e vendit”, tha Balla.

Në rend të ditës në Kuvend ishte sot diskutimi për disa ndryshime shtesë për dhënien me qira të tokave bujqësore e pyjore që janë pasuri shtetërore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.