Hapësire reklamuese

Politikë

Balla: Riformatimi i PS nuk do ndalet vetëm në Shkodër, kërkuam falje për Valdrin Pjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëron ndryshime të rëndësishme për riformimin e strukturës së PS-së, që sipas tij janë fokusuar në Shkodër, por do të prekin edhe Bashkitë e tjera.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla ripërsërit qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për forcimin e ligjit për zyrtarët që gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit.

Balla nuk pranoi të komentojë deklaratën e Ditmir Bushatit, i cili u shpreh kundër shkarkimeve në masë të drejtorëve të Shkodrës, por tha se Partia Socialiste i ka kërkuar falje qytetarëve për përzgjedhjen e Pjetrit, ndërsa shtoi se përgjegjësia është personale.

Deklarata e Ballës:

Kishim një mbledhje kryesie të Partisë e cila ishte tërësisht e fokusuar për sa i përket një prezantimi dhe një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje të regjistrit të anëtarësisë. Siç e dini PS- është e vetmja forcë në vend që është në proces të vazhdueshëm ristrukturimi, ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS në Bashkinë Shkodër, të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, do të ndodhë në të gjitha Bashkitë por me fokus të veçantë Shkodrën. Kemi marrë këtë vendim për të qenë shumë të angazhuar dhe për ta ndjekur procesin e riformatimit të PS-së në Shkodër, ku do të ndërtojmë një model konkurrues dhe siç i ka hije Shkodrës zonjë.

Unë nuk e di çfarë ka thënë Bushati, sigurisht brenda PS-së kemi gjithmonë diskutime për çështje të caktuara, lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit që u votua nga populli i Shkodrës, por për shkak të një përgjegjësie personale nuk u betua për të qenë Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, për shkak të provave për ligjin e dekriminalizimit, kjo është një përgjegjësi tërësisht personale. Kryeministri ka shprehur domosdoshmërinë që këtë përgjegjësi personale ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë dhe të ndëshkohen edhe më fort.

PS do të vazhdojë të jetë forca e reformimit të motorëve të brendshëm të saj. I kemi kërkuar popullit të Shkodrës ndjesë për këtë kandidaturë, por përgjegjësia është personale. Në çdo rast PS ka vënë një standart.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu