Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla reagon pas deklaratave për Fatos Nanon: Opozitë e dështuar, e marrë peng nga familjet Berisha-Meta

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike.

Sipas tij, Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e 25 Prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm????, duke pasur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për t’u marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjesi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqendrimi tek nevojat e njerëzve.

Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.

Ne socialistë shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll