Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla publikon vendimin e Gjykatës: Skema e haraçit e vërtetë! Basha i shan ditën sipërmarrësit e natën firmosin kontrata

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi, i publikuar nga Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza kundrejt kreut të PD Lulzim Basha për të cilin thotë se “ditën sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij”.

Balla ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës ndërsa i cilëson gjetjet e deputetëve të PS Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali që "zbuluan një skemë haraçi si të vërteta".

“Muaj më parë deputetët e Grupit Parlamentar Socialist Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali zbuluan një skemë “haraçi”, sesi ditën Lulzim Basha sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij.

Lulzim Basha nuk ktheu asnjëherë përgjigje dhe nuk dha shpjegime për këto përfitime që shkojnë në disa milionë euro. Gjykata e Tiranës zbardhi sot VENDIMIN që i cilëson gjetjet e deputetëve të vërteta. Ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

Lulzim Basha duhet tu kthejë përgjigje protestuesve të Kuksit, të “Astirit”, që i thirri në protestë ditën, por natën i paska parë hajrin me kontrata pafund.

Në ndihmë të transparencës dhe pa e kaluar këtë çështje me kundërakuza bajate, e këshilloj t’i zbardhë vetë kontratat”, shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed