Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në kuadër të dhënies së diplomave në Akademinë Politike, ka prezantuar një portal të ri.
“Për Shqipërinë që duam” do të jetë portali i ri i qeverisë.
“Portali Për Shqipërinë që duam nuk do të jetë pjesë e kazanit”, siguroi Balla. Megjithatë një gjë është edhe më e sigurtë: Në këtë portal do të shkruhet për Shqipërinë vetëm me sytë e politikanëve që janë në qeveri, dhe nga një karrige e pushtetshme, sigurisht që Shqipëria duket ndryshe dhe shumë më lart madje edhe se vendet e zhvilluara.