Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Balla pret delegacionin e Bundestagut gjerman, të kënaqur me arritjet e Shqipërisë: Jemi të gëzuar që shohim një parlament të ri me pozitë dhe opozitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman.

Një një komunikatë për mediat Balla bëri me dije se patën një bisedë të frytshme ku diskutuan dhe për hapjen e negociatave drejt Bashkimit Evropian.

“Patëm një bisedë shumë të frytshme. Kjo vizitë ka ardhur menjëherë pas publikimit të paketës së zgjerimit ku u vërtetua dhe njëherë se Shqiperia dhe BE do të mbajnë para Krishtlindjeve konferencën e parë ndërqeveritare e cila i hap më tej rrugën negocimit të marrëveshjes për anëtarësim”, tha Balla.

Më tej fjalën e mori një prej delegatëve të Budestagut ku nuk nguroi të shprehë entuziazmin e tij mbi bashkëpunimin e partive në vendin tonë.

Ai tha se Shqipëria ka bërë progress sidomos në reformën në drejtësi e cila ishte një ndër kushtet thelbësore të Bashkimit Evropian.

 “Jam shumë i gëzuar që jam këtu dhe Partia social demokrate do të ndihmojë për të inkurajuar për vendimarrjen pozitive për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.  Ne përshëndesim përparimet dhe progresin që ka bërë shqipëria në lidhje me reformën në drejtësi i cili ishte një kusht i BE dhe jemi të gëzuar që shohim parlamentin e ri pozitën dhe opozitën të cilët duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë institucuone të forta.  Jemi të bindur që kjo inciative do të jetë e frytshme edhe në të ardhme”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img