Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Balla poston foton e Berishës me Enver Hoxhën dhe paralajmëron: E papranueshme si përdhos Kuvendin me praninë e tij! Në shtator…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në sesionin e ri parlamentar do të diskutohet çështja e të qenurit të Sali Berishës pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Ballës është e “papranueshme dhe absurde” që një “sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste”, i shpallur “non-grata” nga SHBA të jetë pjesë e Kuvendit.

Reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla e ka shoqëruar me një fotografi të Berishës krah ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan Balla.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img