Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhja e Presidentit, Balla: Po presim emra konkretë nga opozita, kanë 6 ditë kohë!

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhja e Presidentit, Balla: Po presim emra konkretë nga opozita,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sa i përket kushtit të vendosur nga Enkelejd Alibeaj, sa i përket procesit të zjgedhjes së Presidentit, ka theksuar edhe njëherë që nuk do të bien dakort për formulën “4-2-1”.

Balla tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë emër nga opozita dhe shpreson që në ditët në vijim të ketë emra konkretë nga ta.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në datën 30 Maj të zhvillohet raundi i tretë për votimin për Presidentin e ri. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave do të jetë ora 16:00 e 29 Majit, ku opozita do të ketë shansin e fundit për të propozuar, pasi siç është shprehur edhe kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në raundin e katërt propozimi i emrit do të jetë nga mazhoranca.

 “Ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat kur ata të vijnë me emrat e tyre ne të shohim mundësinë që mes emrave te tyra të shohim kush përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe tonat. Kjo është çështja për të cilën unë dua të ndalem. Ne jemi për të gjitha të mundshmet 4-2-1 nuk është negociata. Ditët në vijim do të jenë intensive ditë bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat dhe ajo që është më e qarta është se nuk do të ketë një kandidaturë.

Ajo që unë po ju them është se ne sot presim propozime konkrete nga opozita. Ju garantoj që nuk kam marrë asnjë emër nga opozita. Si të shprehem unë kur ska propozim. Sot ështe e qartë dje lem,io 6 ditë kohë që të shkojmë me një emër. Në të gjithë historinë e bisedimeve për të zgjedhur Presidnetin gjëja që është vënë standard është se në raundin e dytë dhe të tretë nuk do të ketë një kandidaturë nga mazhoranca.

Presim, ata kanë qenë më bashkëpunues kanë thënë hajde ulemi. Kam thënë me kolegët e dy GP të tjerë kemi rënë dakort, u dnërpre procesi se hyri PD, në rast se do të ketë një propozim, edhe ajo është e pranueshme dhe ne do të vlerësojmë mundësinë nëse kjo kandidaturë përmbush kriteret apo jo”, tha Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll