Hapësire reklamuese

Politikë

Balla përfundon dëshminë në SPAK për çështjen “Partizani”: SPAK ka ecur para me hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Balla përfundon dëshminë në SPAK për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Ai tha para gazetarëve se SPAK ecur mjaft mirë me hetimet e kësaj çështje.  

"Sot isha këtu për doëzuar dokumentet dhe spak ka ecur mjaft mirë në hetimin e e kësaj cështje. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tij, ku në ushtrimin e ndiikimit të paligjshëm, kanë përvetësuar një pronë. Aty ka plot elementë si ndikimi i paligjshëm. Por Unë kuptova se puna është bërë", u shpreh Balla.

Më herët deputeti socialist Taulant Balla tha se do të depozitonte prova të reja lidhur me privatizimin e kmpleksit Partizani.

Ai theksoi se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit në qendër të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu